Kristi Vangjeli: Nuk kanë të sosur kusuret! | ||||
|
Futbollisti i kombetares se Shqiperise, Kristi Vangjeli ka pesuar nje lëndim ne kaviljen e djathte ne ndeshjen e pare zyrtare qe Aris ka zhvilluar si mysafire ndaj Atromitos. Verdhezinjte kane fituar 3-0 por kane shume mundesi te kene « humbur » per ndonje ndeshje mbrojtesin e majte Kristi Vangjeli i cili eshte lenduar ne kaviljen e djathte pas nje nderhyrje katastrofike te Argjentinasit te Atromitos Emanuel Perone. «Ishim ne avantazh 2-0 dhe po dominonim ne te gjitha drejtimet dhe ne nje aksion tek mu pasua topi nga lojtaret e skuadres sime, Perone nderhyn duke me goditur ne kavile pa top. Me iku kemba vendit dhe mu duk sikur mu keput, aq e forte ishte goditja. Menjehere, thashe me vehte, si nuk mu sosën kusuret, pasi nuk deshiroja ta filloja vitin e ri me demtim », u shpreh per Albaniasoccer.com Kristi Vangjeli i cili pritet te zhvilloje nje rezonance magnetike diten e enjte per te pare nese duhet te qendroje ndonje ndeshje pa luajtur. « Aty ku jam goditur nuk kam dhimbje, por tek pjesa e poshtme nga ana e jashtme e kaviljes, me shqeteson kur eci », shpjegon Vangjeli i cili ka shume mundesi qe te qetesoje lendimin duke mos u aktivizuar 1-2 ndeshje dhe nuk ishte aspak i kenaqur nga nderhyrrja e Argjentinasit ndaj te cilit nuk munguan konfrontimet. «Nderhyrja e Perones ishte absurde. Une qendrova ne loje, ndonese e ndjeja qe isha i lenduar. Absolutisht, qe nuk isha i kenaqur dhe menjehere iu drejtova skuadres se tyre me nje nderhyrje timen e cila u ndeshkua me karton te verdhe per tu treguar se ajo qe bene nuk ishte e drejte”, perfundoi prononcimin e tij per Albaniasoccer.com Kristi Vangjeli, i cili pas shenimit te golit te trete te skuadres se tij u zevendesua nga trajneri Kuper. Kjo ishte ndeshja e pare per vitin 2010 qe Aris zhvilloi, takim i vlefshem per javen e 16-te te Superliges se Greqise. Me kete fitore, Aris ngjitet ne vendin e 4-rt me 25 pike, gjashte me pak se rivalja PAOK qe ndodhet ne vendin e trete dhe 1 me shume se AEK qe ndodhet ne vendin e peste.
Enea Shtrepi Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2087 |