Pas humbjes se thelle 0-5 me Rabotnickin diten e Shtune ne takimin per Kampionat, si dhe eliminimit nga Kupa e Maqedonise ne cerekfinale, drejtuesit e Shkendise ka vendosur qe te bejne ndryshim ne drjetimin teknik te ekipit. “Kryesia e KF Shkëndija pas një analize të mirëfilltë të rrjedhave në ditët e fundit mori vendim që të ketë ndryshim në stafin teknik. Gjore Jovanovski bashkë me ndihmësit e tij, Tome Trajanovski dhe Boris Micevski me një vendim të menjëhershëm lirohen nga ushtrimi i detyrave të tyre. Seancën e ditës së hënë stërvitore të ekipit të parë do ta udhëheq kapiteni i ekipit, Nebi Mustafi. Të hënën klubi do të bëj prezantimin e Ushtruesit të Detyrës, trajner i parë i KF Shkëndija” u shprehen drejtuesit e Shkendijes
|