Krenar Kosumi, "aventura" e pare ne Shqiperi! | ||||
|
“Provat në ekipin e Teutës po shkojnë mirë. Qysh në ndeshjen e parë miqësor kam shënuar gola dhe se, drejtuesit e klubit deri tash janë të kënaqur me potencialin tim”, ka thënë Kosumi, duke shtuar ndërkohë se “Besoj se deri më 31 janar do të merremi vesh. 90% do të arrij marrëveshje me drejtuesit e kësaj skuadre”. Kosumi ka pohuar se do të ishte i kënaqur nëse do të arrihet marrëveshja me Teutën, madje ka thënë se kjo skuadër ka kushte të mira dhe se, sipas tij, gjithçka në këtë ekip ecën mirë. “Shpresoj që Teuta do të jetë “aventura” ime e parë në futbollin e Shqipërisë. Futbolli këtu është më i mirë se futbolli që luhet në Kosovë, prandaj do të isha i kënaqur që karrierën time ta vazhdoj në Shqipëri”, ka theksuar Kosumi. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2769 |