Agron Skeraj: Rikthehem ne Prishtine per sukses! | ||||
|
Prizrenasi ka bërë me dije se gjasat janë të mëdha, që në afatin kalimtar të verës të bëhet pjesë e skuadrës FSV Frankfurt. “Kam biseduar me kryesinë e këtij klubi dhe më ka thënë se, nëse arrin të mbijetojë në Ligën e Dytë, atëherë transferim i parë gjatë verës do të jam unë. Me të vërtetë jam i kënaqur dhe shumë i motivuar për atë që kam treguar në Gjermani”, ka thënë Agron Skeraj.
Agron, është folur se jeni provuar te skuadra e FSV Frankfurtit. A është e vërtetë? Skeraj: Është e vërtetë. Jam provuar dy ditë në skuadrën e FSV Frankfurtit. Kemi mbajtur nga dy herë në ditë stërvitje. Çdo gjë ka shkuar mirë. Kam pasur një respekt të madh nga trajneri i skuadrës.
Keni arritur ndonjë marrëveshje me këtë skuadër? Skeraj: Jo. Është pritur që vetëm të nënshkruaj, por u paraqit një problem serioz. Fondi i futbollistëve në këtë skuadër ishte tepër i madh dhe trajneri Hans Jürgen Bojsen kërkoi largimin e disa futbollistëve të cilët nuk bënin pjesë në planet e tij. Largimi i katër futbollistëve nuk ndodhi shkaku se kishin kontrata me klubin. Qëllimi i tyre ishte të qëndrojnë edhe nëse nuk janë as në tetëmbëdhjetëshen e parë të skuadrës.
Dhe si përfundoi i gjithë ky “muhabet”? Skeraj: Kam biseduar me kryesinë e këtij klubi dhe më ka thënë se, nëse arrin të mbijetojë në Ligën e Dytë, transferimi i parë gjatë verës do të jam unë. Me të vërtetë jam i kënaqur dhe shumë i motivuar për atë që kam treguar në Gjermani.
Mbasi keni dështuar të arrini marrëveshje me FSV Frankfurt, cili është plani juaj për të ardhmen? Skeraj: Unë kam kontratë me Prishtinën edhe për gjashtë muaj, dhe sigurisht se do të kthehem në këtë skuadër.
Kur pritet të riktheheni në Kosovë? Skeraj: Të shtunën do të rikthehem me krye lart, pasi nuk kam dështuar në prova, por në pyetje ka qenë një gjë tjetër.
Sa jeni i informuar për ndryshimet e këtij afati kalimtar në skuadrën tuaj? Skeraj: Jam i informuar. Më vjen mirë që skuadra është përforcuar me dy futbollistë cilësorë.
Futbollistët e ardhur në Prishtinë janë ofansiv. A ju tremb tash konkurrenca në skuadër? Skeraj: Nuk më frikon konkurrenca. Sikur të kisha frikë nga konkurrenca unë s’do të vija në Gjermani. Kjo konkurrencë do të jetë e mirë për skuadrën, pasi futbollistët janë të pashmangshëm për të arritur suksese klubi.
Prishtina e ka mbyllur stinorin vjeshtor në pozitën e tetë me nëntë pikë më pak se liderja aktuale. Cili mund të jetë suksesi i Prishtinës në këtë kampionat? Skeraj: Në vjeshtë nuk kemi qenë në formë dhe kemi pasur një krizë të rezultateve, por me punë dhe përkushtim besoj se do të arrijmë ta mbrojmë titullin e kampionit. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3207 |