HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E diel, 24 Nentor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Hysni Maxhuni : Nuk frikesohem nga largimet
nga AlbaniaSoccer   E hënë, 01 Shkurt 2010 17:26   pdfShtypEmail

hysni_maxhuniNdërrimi i shpeshtë i trajnerëve në KF Hysi nuk e frikëson aspak pedagogun e njohur Hysni Maxhuni, i cili aktualisht është trajner i kësaj skuadre. Ai është trajneri i tretë i skuadrës nga Merdara në këtë kampionat, pasi më herët ishin edhe Muharrem Sahiti dhe Luan Prekazi.

Maxhuni ka thënë se ka ardhur në krye të skuadrës me qëllimin e vetëm, që kampionatin ta përfundojë si trajner i kësaj skuadre.

“Unë kam ardhur në krye të kësaj skuadre me qëllim që ta përfundoj kampionatin këtu. Shpresoj se një gjë e tillë do të ndodhë”, ka thënë Hysni Maxhuni, i cili është rikthyer në krye të skuadrës më 16 dhjetor të vitit të kaluar.

Skuadra e Hysit, që është shpallur fituese e Kupës në kampionatin e kaluar, synon që një gjë të tillë ta bëjë edhe në këtë kampionat. Tekniku kërkon me ngulmë që suksesi i skuadrës mos të jetë vetëm Kupa, por edhe titulli i kampionit.

“Kemi skuadër të kompletuar. Nëse futbollistët shpëtojnë nga lëndimet, suksesi ynë mund të jetë i dyfishtë. Mirëpo edhe skuadra e Trepçës, që është kandidate për titull, ka futbollistë të shkëlqyeshëm”, ka shtuar Maxhuni, i cili është i vendosur që asnjë futbollist të mos inkuadrohet në përbërjen e parë pa e merituar.

Skuadra e Hysit, e cila në këtë afat kalimtar është përforcuar me mesfushorin Yll Hoxha dhe mbrojtësit Fisnik Papuqi dhe Drilon Dragusha, më 3 shkurt do të udhëtojë për në Gjevgjelis, për ta zhvilluar fazën e dytë përgatitore, kurse pritet të rikthehet më 15 shkurt.

Veton Zymberi


busy
komente