Yll Hoxha: Hysi do te jete i gatshem per sfidat Pranverore! | ||||
|
“Jam i kënaqur me punën që po bëhet në Gjevgjeli. Kushtet janë shumë të mira dhe se, gjithçka po ecën mirë. Ndeshjen e parë kontrolluese e kemi fituar bindshëm 5-0, kurse nesër është në program të zhvillohet ndeshja e dytë kontrolluese”, ka thënë Hoxha. Ish-futbollisti i Prishtinës, Yll Hoxha, ka pohuar se skuadra e tij do të jetë e gatshme për sfidat pranverore. Ai beson se Hysi, do ta arrijë objektivin e klubit: titullin e kampionit. “Hysi do të jetë i gatshëm për sfidat pranverore. Në klub është një atmosferë e mirë sportive dhe se, synim i klubit është titulli. Besoj se me punën që po bëjmë dhe fondin e lojtarëve që kemi, do t’i arrijmë qëllimet e klubit”, ka theksuar Hoxha. Hysi sezonin vjeshtor e ka përmbyllur në vendin e dytë me 30 pikë të tubuara, dy më pak se kampionia Trepça. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2719 |