HOT NEWS
E enjte, 23 Korrik 2026
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Prishtina/Jep dorëheqjen Shengyli, vjen Krasniqi!
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 17 Shkurt 2010 12:59   pdfShtypEmail

skender_shengyliSkënder Shengyli, zyrtarisht sot është larguar nga posti i trajnerit të Prishtinës. Në vend të tij është emëruar Rami Krasniqi. “Kryetrajneri i deritanishëm i FC Prishtina, Skënder Shengyli, sot ka dhënë dorëheqje, shkaqet janë personale. Në vend të tij është emëruar Ramiz Krasniqi”, thuhet në njoftimin e FC Prishtina.

Dorëheqja e Shengylit, vjen pikërisht në kohën kur kjo skuadër është në vlugun më të madh të përgatitjeve për pjesën e dytë të garave që nisin më 6 mars. Kujtojmë se Shengyli gjatë stinorit vjeshtor kishte zëvendësuar Besnik Kollarin dhe se, dorëheqja e Shengyli ishte e papritur. Kampioni në fuqi, Prishtina, stinorin vjeshtor e ka përfunduar në vendin e tetë të tabelës së klasifikimit me 23 pikë të tubuara.

Fatmir Bytyçi


busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit