UEFA - Klube shqiptare nen hetim | ||||
|
UEFA dhe Komisioni i Disiplines prane saj, kane ngritur nje grup hetimor per te shqyrtuar disa ndeshje te luajtura ne Kupat e Evropes ne takimet e tureve te para, eliminatore dhe paraeliminatore. "Jane rreth 40 ndeshje ne hetim", u shpreh drejtori i Komisionit Disiplinor ne UEFA Peter Limacher, pa shpjeguar ne menyre te detajuar se cilat jane skuadrat. Sipas burimeve te sakta te Albaniasoccer.com, mesohet se Milano e Kumanoves eshte njera prej skuadrave ndeshjet e se ciles do te shqyrtohen, 12-2 me NK Slaven ne dy ndeshjet per turin e dyte te UEFA EUROPA LEAGUE. Nuk ka asnje njoftim per klube nga Shqiperia qe te jene nderthurrur ne kete investigim te UEFA-s, perfshi ketu edhe thashellemet per nje mundesi te Flamurtarit ne perfshirje te kompromisit, kur dihet qe skuadra vlonjate u eliminua pas humbjes katastrofike ne Skoci 1-8 dhe fitores ne Vlore 1-0 Enea Shtrepi Set as favorite Bookmark Email this Hits: 7335 |