Maqedonia/ Tre futbollistet shqiptar thirren ne kombetare | ||||
|
Trajneri i përfaqësueses së Maqedonisë në futboll, Çedomir Janevski, sot ka bërë publike listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjen kontrollueseve me Slloveninë e cila më 14 nëntor do të zhvillohet në Shkup. Në mesin e emrave të rinj për përballjen me Slloveninë, Janevski në repartin sulmues ka ftuar sulmuesin e skuadrës zvicerane të Cyrihut, Hadis Jahoviq, këtij shoqëri do ti bëjë Aleksandar Trajkovski. Emra të rinjë në mbrojtje janë: mbrojtësi i majtë i Vardarit, Mite Cikarski si dhe i rikthyeri në kombëtare Aleksandar Todorovski nga Polonia. Në mes fushë janë ftuar Dejan Bllazhevski i Turnovës dhe Ostoja Stjepanoviq i Vardarit. Treshja shqiptare : Agim Ibraimi, Muhamed Demiri e Ferhan Hasani do të jenë aktiv edhe në këtë ndeshje me Slloveninë. Me kërkesë të skuadrave të tyre kësaj radhe Janevski i ka lënë të lirë, kapitenin Goran Pandev dhe Nikollçe Novevski. Ekipi kombëtar grumbullimin e parë do ta ketë më 12 nëntor në Shkup. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 6272 |