Ne fokus/ Tifozët maqedonas dogjën flamurin shqiptar | ||||
|
Thirrje antishqiptare në derbin e Tetovës mes Tekstsit dhe Shkëndijës e cila me kërkesë të Teteksit u zhvillua në Gjorçe Petrov të Shkupit. Tifozët e bashkuar maqedonas në këtë ndeshje i kanë vënë flakën edhe flamurit kombëtar shqiptar. Ashtu edhe siç kishin paralajmëruar, tifozët e Teteksit ‘Vojvodët’, kësaj rradhe ishin të ndihmuar nga numër i madh i tifozerive të skuadrave tjera, si ‘Komitët’ e Vardarit që ishin protagonistët kryesorë, ndërsa nuk mungonin edhe grupe tjera nga Shkupi, por edhe qytete tjera të Maqedonisë. I gjithë ky ‘bashkim’ i tifozëve maqedonas ashtu edhe siç ishte njoftuar në rrjetet sociale ishte bërë për të treguar ‘unitetin’ e tyre kundër shqiptarëve, duke e manifestuar këtë përmes parullave të ndryshme dhe ofendimeve të vazhdueshme para, gjatë dhe pas ndeshjes në fjalë. Në fillim të pjesës së dytë një tifoz i maskuar u fut ne teren në tentim për të sulmuar një futbollist të Shkëndijës. Por, në vend që i njëjti të arrestohet, ‘sigurimi’ pasi e largoi nga tereni, të njëjtin e ndihmoi të kthehet në tribunë, për të qenë më vonë protagonist kur në minutën e 85-të një grup tifozësh hynë në teren për të festuar golin e Teteksit, ndërsa kishte të tillë që tentuan të vijnë në kontakt me futbollistët e Shkëndijës. Të frikësuar për sigurinë e tyre, kryesia e Shkëndijës vendos të largojë ekipin nga tereni, ndërsa tifozët vazhduan festivalin e tyre të sharjeve dhe hudhjes së gjësendeve në drejtim të tetovarëve. Gjithsesi, ajo që ndodhi në teren nuk ishte e tëra, pasi pas daljes nga stadiumi tifozët maqedonas të tërbuar kanë sulmuar fizikisht qytetar të moshuar shqiptar që rastësisht janë gjendur në rrugë. Janë goditur edhe dy persona të moshuar të cilët kërkuan ndihmë mjekësore në një ambulancë private në lagjen e Topanës por ata deshëm të flasin para cameras. Incidenti i sotëm ndërentik në Gjorçe Petrovë vjen disa ditë pas atij në në Bit Pazar kur tifozë maqedonas grisën flamurin kombëtar dhe sulmuan disa qytetarë shqiptar. Kliko--- Huliganët maqedonas djegin flamurin shqiptar (video)Marre nga Alsat M Set as favorite Bookmark Email this Hits: 7878 |