Klubi shqiptar i Maqedonisë, Shkëndija e Tetovës ka vendosur të njoftojë UEFA-n për incidentet e rënda që ndodhën gjatë fundjavës së kaluar me Teteksin. Në stadiumin “Gjorçe Petrov” të Shkupit u regjistruan disa episode të rënda, ku tifozët maqedonas dogjën flamurin shqiptar. Gjatë asaj ndeshje, janë dëgjuar vazhdimisht fyerje dhe parulla anti-shqiptare, ndërsa një grup mbështetësisht të Teteksit kanë arritur të hyjnë në fushë të maskuar, duke sulmuar lojtarët e ekipit tetovar. Ankesa në Federatën Maqedonase të Futbollit për këto ngjarjet, duket se ka rënë në vesh të shurdhët. Madje, Shkëndija realizon penalizime, pasi drejtuesit vendosën që skuadra të tërhiqej nga fusha, duke qenë se në situatën e krijuar rrezikohej jeta e futbollistëve. Kjo ka bërë që klubi shqiptar të njoftojë UEFA-n për incidentet. Nga Konfederata Europiane e futbollit kërkohet drejtësia e munguar, por edhe siguri se në të ardhmen do të evitohen episode të tilla.
|