Kupa e Maqedonise/ Shkëndija kalon në gjysëmfinale | ||||
|
Sulmuesi i Shkëndijës me katërgolëshin e tij i vendosi vulë fitores bindëse 5-1 në ndeshjen e dytë në çerekfinale të Kupës së Maqedonisë në futboll, ndaj skuadrës së Metalurgut. Me katërgolëshin e Muzafer Ejupit u vendos përfundimisht kalimi i skuadrës nga Tetova në gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë në futboll. Nënkampioni Metalurg e mbylli pjesën e parë me një avantazh prej 1-0 gol i shënuar nga ish lojtari i reprezentacionit të Maqedonisë, Aleksandar Maznov në minutën e 42 të ndeshjes. Megjithatë pjesa e dytë u zhvillua nën shkëlqimin e Muzafer Ejupi i cili gjatë verës kaloi nga Metalurgu tek Shkëndija. Së pari ai barazoi rezultatin në minutën e 50, kthesa erdhi nga Arben Neziri i cili shënoi golin e dyt në minutën e 61, ndërsa deri në fund të ndeshjes Ejupi ishte i sakt në minutat 71, 79 dhe 82. Në gjysmëfinale u kualifikuan edhe skuadra e Sileksit dhe Teteksit derisa gjysëmfinalisti i fundit pritet të vendoset mes skuadrës së Vardar dhe Pelister sonte në mbrëmje në stadiumin Filipi II. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 5237 |