Kategoria e Pare/ Elbasani-Luftetari, nje shfaqje “teatrale”, e interpretuar dobet ! | ||||
|
Elbasani bie në shtëpi, teksa ka pësuar humbjen e parë në këtë kampionat, pikërisht nga kryesuesit e Luftëtarit. Djemtë e Nevil Dedes kanë shënuar tre herë në portën e Ruçit, dy me anë të Rraboshtës dhe një me anë të kapitenit Braho. Dalipi për verdheblutë realizoi një tjetër dopietë, por kësaj here nuk i dhuroi dot fitoren skuadrës së tij. Me këtë humbje elbasanasit i largohen edhe më shumë Superligës, ndërsa Luftëtari ka bërë një hap të madh drejt kalimit një kategori më lart. Verdheblute kane zhgenjyer dhe tifozerine e tyre qe kete here ishte e shumte ne stadium, por sa here ata kthehen aty lojtaret e tyre i zhgenjejne duke i thene qe nuk kemi nevoje per ju. Nje ndeshje qe u kuptua qe ne fillim si do te kishte perfundimin, fitoren e miqve nga Gjirokastra. Dy gola shume te shpejte te miqve. Një krosim nga e djathta, shfrytëzohet mjaft mirë nga sulmuesi mik dhe ndëshkon verdheblutë ne minute e 7-te, Raboshta. Në këtë moment mbrojtja elbasanase ishte tërësisht në “gjumë”. E tillë do të jetë edhe në të 14-ten, ku Braho me anë të një kundërsulmi, del i vetëm me Ruçin dhe goli është një lojë fëmijësh për të. Per ta bere pak me te vertet kete ndeshje “teatrale”, Dalipi shkurton rezultatin ne minute e 34-ter. Per ti vene kapun gjith ketij takimi “teatral” mjafton te shikosh rastin e fundit te humbur nga Dalipi me porte te boshatisur i cili e dergon topin jashte rrjete.. Përfundon gjithçka në shifrat 2 me 3, me ebasanasit që ndoshta i kanë thënë lamtumirë Superiores. Ne perfundim te ndeshjes tifozet kane qene te irrituar duke i kerkuar llogari lojtareve dhe drejtuesve per kete shfaqje “teatrale”. Ata i kujtonin se ne Gjirokater ata kishin deklaruar se ishin mundur nga arbitri dhe ishin betuar per hakmarrje per shkak te mikpritjes se keqe qe Luftetari i kishte bere, por ndeshja e djeshme tregoi krejt te kunderten. Elbasani – Luftetari 2-3 Golat: Dalipi 34’, 80’/ Rraboshta 7’, 54’, Braho 14’ Elbasani: Ruçi, Mehmetaj, Dushku, Sekseni (Jaupi 19’), Merxha, Toçi (Hila 64’), Gava, Kaçuli, Kuçi, Dalipi, Galica (Tafani 63’). Trajner: I. File Luftetari: Selimaj, Nino, Hithi, Brahimi, Ramadani (Bistri 50’), Çaço, Mersini, Boçi (Zholi 46’, Gaxhaj 74’), Lluka, Braho, Rraboshta. Trajner: N. Dede Kartone te verdhe: Toçi, Jaupi, Gava, Hila, Dalipi/ Boçi Gjuqtare: S. Çekaj (Laç), D. Salaj (Shkodër), G. Vargu (Lezhë) ©Albaniasoccer.com Set as favorite Bookmark Email this Hits: 5811 |