Prezantohet Skenderbeu i ri! |
nga AlbaniaSoccer E martë, 09 Shkurt 2010 04:06 |  |  |  | |
Ne oren 17:00 ne pallatin e sportit te Korces eshte bere prezantimi i Skenderbeut te ri i cili ka 16 anetare ne kryesi. Drejtuesit e ri te Skenderbeut kane zhvilluar nje mbremje gala per tu prezantuar perpara tifozeve dhe skuadres. Ne sy te qindra tifozeve qe kishin mbushur plot e perplot, te gjithe ambientin, eshte prezantuar presidenti Agim Zeqo (Red Bull), por dhe donatoret e tjere Zamir Mane(QTU), Supersport, Irfan Hysenbelliu(Birra Korça), Grigor Joti (Infosoft) dhe Blendi Fevziu. Ne fjalen e mbajtur perpara sportadshesve korcare, donatoret e rinj kane premtuar shpetimin e skuadres per kete sezon dhe nje vend ne kupat e europes por dhe titullin kampion si objektiv per sezonin pasardhes. “Nuk e llogarisim fare renjen nga kategoria dhe vitin tjeter do luftojme per te dale kampione te Shqiperise” u shpreh Agim Zeqo. Pervec ketyre donatoreve ka qene i pranishem dhe ministri i financave Z.Ridvan Bode dhe kryebashkiaku Z.Niko Peleshi.Lojtaret e rinj qe jane prezantuar jane:Stojanovi,Nestrovi,Minic,Malindi,Asllani,Roshi dhe Guerib.
Kristo Zhidro
 |