Ekskluzive / Nana rikthehet tek Besa ne fundjave! |
nga AlbaniaSoccer E premte, 12 Shkurt 2010 00:51 |  |  |  | |
Senegalezi Bikola Nana do te afrohet te skuadra e Beses kete fundajve. Pritet qe kjo levizje te behet per te perforcuar edhe me teper skuadren kavajase ne nje moment kyc te sezonit. Drejtuesit e Beses e kane federuar mbrojtesin senegalez qe ne muajin janar dhe per pasoje ai do te kete mundesi te aktivizohet per pjesen e mbetur te sezonit. Nana do te jete nje alternative me shume per trajnerin Shpetim Duro, ne krahun majte ku aktivizohet mbrojtesi Renato Arapi. Nana ka qene edhe me pare pjese e Beses ku eshte aktivizuar per dy vite. Ne vere, senegalezi ishte shume prane afrimit ne skuader por pas disa kontrolleve nga zyra emigracionit, pasaporta e tij rezultoi me probleme dhe ai u detyrua te rikthehej ne vendin e tij. Tani mbrojtesi eshte gati te rikthehet ne skuader dhe debutimi i tij mund te jete ne ndeshjen e kthimit, cerekfinale te kupes, qe Besa do te luaje perballe Tiranes.
Enea Shtrepi
 |