Kategoria Superiore / Shkumbini-Tirana 1-0 | ||||
|
Pas kartonit te kuq te nxjerre nga gjyqtari Sokol Jareci per sulmuesin Peqinas Erjon Mustafaj, accarrimi i panevojshem i publikut dhe lojtareve vendas e tensionoi lojen dhe vazhdimi i ndeshjes u pershkrua nga nje nervozizem midis lojtareve ne fushe. Mustafaj goditi me beryl mbrojtesin Andi Lila dhe gjyqtari jareci nxorri direct kartonin e kuq per sulmuesin vendas. Ky akt nuk u prit mire nga stafi, lojtaret dhe sportdashesit vendas si dhe nga ana e deputetit dash Sula i cili si gjithnje eshte ne krye te situatave problematike qe shfaqen ne takimet qe luhen ne Peqin. Kushtet skandaloze te fushes si dhe nje Tirane pa pike motivimi, deshire dhe mos angazhimi ne loje e bene fitoren edhe me te lehte per skuadren e Shkumbinit qe ndonese me 10 lojtare gjate gjithe pjeses se dyte ka dominuar ndaj miqve e motivuar edhe nga publiku vendas. Me kete fitore Shkumbini ngjitet ne vend te peste, me dy pike me pak se Tirana e vendit te trete. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3961 |