Kategoria Superiore/ Tomorri-Flamurtari 0-2 | ||||
|
Rubio e bene “sefte”, fitoren me Flamurtarin Ekipi Flamurtarit ka arritur fitoren e pare ne kete kampionat. Vlonjatet kane shenuar qe ne minuten e pare me ane te Pepes. Ky gole ka ndihmuar lojtaret vlonjat qe te jene me qete pasi para takimit ata kane qene mjaft te tensionuar pasi kerkohej vetem fitore. Hulian Rubio ka mundur ta beje “sefte”, fitoren me ekipin e tij te ri. Miqte nga vlora e kane kontrolluar te gjithe takimin kurse vendasit e Kristaq Miles kane qene te keq vendosur ne fushen e lojes dhe jane munduar qe me sulme individuale te vinin ne veshtiresi porten e mbrojtur nga Xhelili. Te gjithe topat e mesfushes vlonjate niseshin per sulmuesin Memelli, i cili megjithese nuk ka shenuar ka zhvilluar nje loje te mire duke e ndihmuar Flamurtarin ne fitoren e sotme. Ne minuten e 40’ një dalje e shpejtë në sulm e Memellit, që përparon disa metra, finalizohet nga Lena. Pjesa e pare mbyllet me fitoren 2-0 te Flamurtarit. Pjesa e dytë nis serish me një gol tjetër të Lenës, pas pasimit që merr nga Memelli, por gjithcka është e pavlefshme, sepse anësori ka ngritur më herët flamurin, duke sinjalizuar pozicion jashtë loje. Tomorri duket inekzistent ne fushen e lojes. Lojtaret berates dukeshin sikur nuk donin te luanin pasi ata ne vend qe te sulmonin dhe te kerkonin golin e pare pe rte hapur ndeshjen qendronin pasiv ne mefushen e tyre. Memelli ka te gjitha mundesit qe te shenonte golin e trete ne minute e 56’, por gjuajtja e tij kalon mbi traversen e portes se portierit Llani. Ne minute e 70’ Tomorri detyrohet të luajë me një lojtar më pak. Rigers Hysko i ndërhyn në mënyrë të parregullt Bratic të Flamurtarit, duke e penguar këtë të fundit në marrshimin që kishte nisur drejt portës beratase. Pavaresisht zevendesimeve te bera nga Mile rezultati mbeti i pandryshuar 2-0. Tomorri pas tre javesh renditet I fundi me 0 pike. Kel Naraci Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3463 |