Nuk ka mirëkuptim. As falje. Komisioni i Disiplinës ka zbatuar me përpikmëri rregulloren. Ashtu si pritej, Skënderbeu ka fituar në tavolinë ndeshjen e javës së 16-të të Superligës me Bylisin. Takimi në Korçë përfundoi në barazim 2-2, por skuadra mallakastriote shkeli rregulloren, duke aktivizuar gjashtë lojtarë të huaj në fushë. Kodi i Drejtësisë Sportive parashikon që numri maksimal është 5 dhe për këtë arsye, Bylisi e humbet 3-0 ndeshjen, me tri pikët që shkojnë në favor të kampionëve në fuqi. Me këtë vendim, Skënderbeu ngjitet në kuotën e 39 pikëve dhe përforëcon kryesimin në kampionat, me 9 pikë më tepër se Teuta. Humbja në tavolinë nuk ishte masa e vetme kundër Bylisit. Për shkeljen e bërë, klubi është gjobitur me 600 mijë lek të reja, ndërsa ekipit i janë hequr edhe tre pikë në renditje. Kjo bën që të besuarit e trajnerit Shensoj të rrëshqasin nga vendi i 7-të në të nëntin dhe tani kanë 20 pikë.
![busy](https://albaniasoccer.com/components/com_jomcomment/busy.gif) |