Kategoria Superiore / Incidente dhe humor! | ||||
|
Ne ndeshjen Teuta-Kastrioti, pergjegjesit per mirembajtjen e Stadiumit si dhe gjyqtaret e takimit e kryan aq mire punen e tyre saqë, kur Akil Jakupi gjuajti dhe shënoi topi kaloi drejtperdrejt ne rrjete dhe perfundoi ne pisten e Stadiumit. Ne ndeshjen Shkumbini – Skenderbeu, vlen per tu permendur siguria e larte karshi atyre qe kane leke. Presidentin e skuadres korcare Ardjan Takaj e kane tentuar ta godasin disa persona te paidentifikuar por policia ka nderhyre per te mos lejuar incidente. "Bravo" policeve ne Peqin, te marri shembull policia ne Kavaje Ne ndeshjen Tirana-Flamurtari ne tribunen VIP ka qene i ulur trajneri i kombetares shqiptare Xhani De Biazi per te ndjekur disa lojtare kandidate per skuadren qe ai drejton, behet fjale per "rezervat" e Tiranes dhe "Parodistet" e Vlores Po ne kete takim dyert per tifozet bardheblu jane hapur pak minuta pasi ka filluar ndeshja per shkak se policia nuk merrte persiper sigurine ne tribunen karshi te prishur nga prerja e pemeve pak kohe me pare. Po ndeshjen Tirana-Flamurtari, pas daljes me karton te kuq te portierit te Tiranes Xhino Sejdo qe kishte zevendesuar Ilion Liken, per te pritur 11-metershin eshte futur ne porte duke veshur dorezat e portierit mesfushori Julian Ahmataj. Nga pika e bardhe ka shenuar Memelli ndersa Ahmataj as ka ditur te hidhet por ka qendruar ne kembe duke shoqeruar topin me sy. Perseri ne ndeshjen Tirana-Flamurtari para se te fillonte takimi, nje qen trupmadh ka pershkruar te gjithe fushen e gjelber ku do te luhej futboll duke provuar nese terreni ishte i pershtatshëm për tu luajtur futboll duke mos e vrare mendjen per kercenimet e puntoreve te fushes. "Derbi" me popullor i Kategorise se Pare, Partizani-Dinamo, eshte luajtur per here te pare ne histori ne Yrshek ku tifozet e kuq ne mungese te tribunave ne fushen sportive te Yrshekut, kane shfrytezuar tarracat e shtepive perreth per te pare derbin. Kot nuk thone "Ka herë të parë për gjithcka" Pergatiti: Xhimi Nika
Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3678 |