Kategoria Superiore/ Barazim në Korçë dhe Vlorë, goleadë e Kukësit | ||||
|
Vlonjatët janë ndalur në barazim në shtëpi me Besën në një rezultat të bardhë pa gola duke humbur mundësinë të rekuperuar terren me Teutën e vëndit të dytë. Besa ka marrë një pikë të çmuar në transfertë dhe tani e shikon më të afërt mbijetesën në Superiore. Spikati fitorja e thellë e aspirantëve për një vend në Evropë, Kukësit. Verilindorët mposhtën 5-1 skuadrën e Shkumbinit. Tripleta e Popoviç i dha avantazhin prej tre golash Kukësit që në pjesën e parë të takimit. Më pas në pjesën e dytë ishte Manuka, dhe Malindi ata që pesëfishuan. Goli i vetëm i Shkumbinit u shënua nga Gjata pak para fundit të takimit. Në dy sfidat e tjera, Luftëtari barazoi 1-1 me Bylis. Golit të Fonsekës iu përgjigj mjaft mirë Gërxho. Po në barazim 1-1 përfundoi edhe sfida mes Apolonisë dhe Laçit. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3462 |