Lorik Cana eshte rikthyer ne fushe pas tre javeve mungese pas demtimit ne kavilje dhe ne ndeshjen e luajtur sot mes Gallatasarajit dhe Beshiktashit shqipetari e ka nisur nga minuta e pare e ka luajtur per 90-minuta. Kjo nuk i ka mjaftuar ekipit te Lorikut te shmange humbjen. Guti dhe Nobre kane shenuar per Beshiktashin, ndersa Kewell ka ngushtuar shifrat ne minuten e fundit te ndeshjes. Cana ka zhvilluar nje ndeshje te mire dhe ne fushe eshte treguar shume luftarak. Shqiptari ka marre nje karton te verdhe ne fund te pjeses se pare. E rendesishme per te ishte rikthimi i shpejte ne fushen e lojes dhe ka treguar se e ka kaluar demtimin e pesuar ne kavilje. Gallatasaraji po kalon nje moment te veshtire ne Superligen Turke dhe pas kesaj humbje renditet ne vendin e dhjete me 16 pike me pak se Trabzonspori kryesues.
Enea Shtrepi
 |