Austri / Dygolesh i Salihit ne barazim |
nga AlbaniaSoccer E shtunë, 11 Dhjetor 2010 20:23 |  |  |  | |
Hamdi Salihi vazhdon te jete titullar duke luajtur gjate gjithe takimit duke qene vendimtar per skuadren e tij Rapid Viena tek shenoi dy here ne barazimin 3-3 me Innsbrook qe Rapid arriti ne Vjene. Sulmuesi shqiptar hapi serine e golave ne minuten e 17-te duke shenuar me koke pas krosit te Veli Kavlak. Kur rezultati provizor arriti ne 2-3 per miqte, sulmuesi i kombetares se Shqiperise shenoi edhe golin e barazimit perfundimtar ne minuten e 65-te me asist te te njejtit lojtar si ne golin e pareVeli Kavlak. Me kete dygolesh, Salihi arrin ne kuoten e 10 golave dhe ngjitet ne vend te dyte ne listen e shenuesave me te mire te kampionatit.
Atdhe Nuhiu hyri ne loje si zevendesues ne minuten e 59-te.
Barazim 2-2 arriti edhe Lask si vizitore me Kapfenberg. Mesfushori i kombetares se Shqiperise Klodian Duro luajti si titullar gjate gjithe takimit
Klevis Bejkolli
 |