Ne fokus/ Minibashkia 8 organizon kampionatin “Zemra e Tiranes” | ||||
|
Ndërsa në stadiumin Allianz Arena ne Gjermani luhet finalja e madhe Bajern i Munihut- Chelsea, të rinjtë e njësië 8 në kryeqytet, vendosin të luajnë për kupën e tyre, kupën zemra e Tiranës. Është projekti më i ri i kësaj minibashkie, që për një muaj me radhë do të vërë përballe 32 ekipe në minifutboll drejt finales së madhe, ku eikpi fitues do të shpërblehet me 1 mijë euro. Për kreun e Asamblesë së PS-së në njësinë 8, Ervin Bushati, cmimi i vërtete dhe vlera më e madhe në këtë aktivitet është harmonia që krijohet në këtë komunitet. Çelja e kampionatit “Zemra e Tiranes” është bere ne mënyre simbolike nga portieri i njohur Blendi Nallbani, për ti lënë për pas radhën garës mes te rinjve. Aktiviteti “Zemra e Tiranes” organizohet nga përfaqësuesit e partisë socialiste, te minibashkisë nr. 8 ne kryeqytet. Mbetet vetëm për tu pritur finalja që do të nxjerrë edhe ekipin fitues. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2228 |