Zvicer/ Armando Sadiku lojtar i Luganos ? | ||||
|
Sulmuesi me i ri i kombëtares shqiptare Armando Sadiku do te mbetet përfundimisht ne kategorinë e dyte zvicerane te futbollit. Sipas gazetës “Corriere del Ticino” tashme është zyrtare: Pas tratativave te shumta është Lugano ajo qe ka arritur marrëveshjen me Locarno për te rrëmbyer shërbimet e bomberit nga Elbasani. Për 21-vjeçarin ishin interesuar mjaft skuadra me oferta konkrete qe nga gjermanet e Union Berlin, ruset e Rostov, por dhe skuadra ku Militon Jahmir Hyka ne kategorinë e pare Lucerna edhe vete Sadiku kishte shprehur dëshirën për tu larguar ne një kampion me te forte por ne fund ka fituar skuadra ambicioze për këtë sezon me blerjet e shumta me synimin për tu ngjitur ne kategorinë e pare Lugano. Armando Sadiku i cili kishte një kontrate 3-vjeçare me Locarno shpërtheu qe ne vitin e pare duke u bere golashënuesi me i mire i Challenge League ndërsa mori një ftese edhe nga trajneri i kombëtares Xhani De Biazi. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2098 |